LSDM: OBRM-PDUKM ende menaxhohet nga Nikolla Gruevski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia në pushtet LSDM ka drejtuar akuza drejt opozitës maqedonase OBRM-PDUKM dhe partisë E majta.

Sipas tyre, në vend që të jetë konstruktiv për të mirën e qytetarëve dhe të mirës së shtetit, Mickoski së bashku me Apasiev dolën kundër anëtarësimit në BE.

Bogdanka Kuzeska nga LSDM tha se “OBRM-PDUKM nuk ka ndryshim, është e njëjta parti e vjetër kriminale që ende menaxhohet nga Nikolla Gruevski”.

“Në vend që të jetë konstruktiv për qytetarët dhe të mirës së shtetit, Mickoski së bashku me Apasiev dolën kundër anëtarësimit në BE. Ne pamë destruktivitet, përhapje të gënjeshtrave, shtytje të dhunës, tentativa për skenarë të përgjakshëm. Në OBRM-PDUKM nuk ka ndryshim, është e njëjta parti e vjetër kriminale që ende menaxhohet nga Nikolla Gruevski. Kjo është konfirmuar edhe këto ditë. Hristijan Mickoski sërish shkoi në Budapest, me sa duket duke ndjekur udhëzimet e reja të Nikolla Gruevskit”, tha Bogdanka Kuzeska.

Advertisement

Kujtojmë se dje Mickoski dhe Nikoloski qëndruan për vizitë në Budapest, ku përpara kryeministrit hungarez, Viktor Orban shprehën qëndrimet e tyre për ngjarjet e zhvilluara së fundmi në Maqedoninë e Veriut.

LSDM: OBRM-PDUKM ende menaxhohet nga Nikolla Gruevski shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy