LSDM: OBRM-PDUKM është ajo parti që kërcënon deputetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se OBRM-PDUKM është parti që ka kërcënuar deputetë dhe sipas tyre, edhe nënshkrimet për mosbesimin e qeverisë janë mbledhur me rrena dhe mashtrime.

“Rritet nervoza në OBRM-PDUKM që kur u bë e qartë se Mickoski nuk ka shumicë në Kuvend dhe për këtë shkak nga pallati i bardhë përpiqet të gjejnë alibi për kërcënime ndaj deputetëve”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, deputetët e opozitës e pranojnë se nënshkrimet e nismës për mosbesim të qeverisë janë mbledhur përmes mashtrimeve.

“Qytetarët nuk harrojnë se pikërisht OBRM-PDUKM me funksionarë të lartë kërcënonin deputetë që votuan për ndryshimet kushtetuese dhe sigurisht se këtë dëshirojnë ta bëjnë edhe sot. Deputetët duhet të jenë të qetë, shteti dhe institucionet do t’i mbrojnë nga kërcënimet e OBRM-PDUKM-së dhe kërcënimet e tyre nuk do të kenë sukses”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: OBRM-PDUKM është ajo parti që kërcënon deputetë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy