LSDM sot e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se kanë ikur nga Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Onkologjisë, sepse janë kapur në gënjeshtër, në tentativë për të gënjyer qytetarët, duke keqpërdorur komisionin.

Nga LSDM thonë se kryetarja e komisionit, Rashela Mizrahi, lexoi konkluzionet e shkruara nga Pallati i Bardhë, pa koordinim, pa votim, pa konsideratë dhe e pezulloi komisionin dhe PDUKM-ja iku gjithë ditën.

“Në këtë mënyrë Mizrahi ka abuzuar drejtpërdrejt me pozitën e kryetarit të komisionit.
Qëllimi i PDUKM-së, nuk është e vërteta, as hetimi, as pacientët e Onkologjisë, por vetëm qëllimet politike”, thonë nga LSDM.

Ata theksojnë se për shkak të keqpërdorimeve të tilla, Mizrahi duhet të japë dorëheqjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM: OBRM-PDUKM-ja iku nga Komisioni për Onkologjinë për shkak të keqpërdorimeve shkruan Telegrafi.