LSDM: OBRM-PDUKM ikën nga seanca e Komisionit Hetimor për Onkologji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga LSDM njoftuan se OBRM-PDUKM gjithë ditën kanë ikur nga seanca e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin Onkologjik.

“Ata po ikin sepse kanë tentuar të gënjejnë qytetarët duke abuzuar me komisionin dhe se janë kapur duke gënjyer qytetarët.

Sot ndodhi një precedent, konkluzionet e shkruara nga Pallati i Bardhë, Rashela Mizrahi i lexoi pa pëlqim, pa votuar, pa konsideratë dhe dha pushim, duke keqpërdorur drejtpërdrejt pozicionin e saj si kryetare e komisionit.

Qëllimi i OBRM-PDUKM-së nuk është e vërteta, as hetimi, as pacientët e Onkologjisë.

Advertisement

Publiku është dëshmitar i një abuzimi klasik politik nga OBRM-PDUKM dhe presidentja Rashela Mizrahi.

Ja pse po ikën Mizrahi, prandaj ikin nga seanca sot të gjithë anëtarët e komisionit nga OBRM-PDUKM” thuhet në dekaratën e LSDM-së.

Ato gjithastu shtuan se për shkak të keqpërdorimeve të tilla, Mizrahi duhet të japë dorëheqje.

LSDM: OBRM-PDUKM ikën nga seanca e Komisionit Hetimor për Onkologji shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy