Për nesër është caktuar seanca e parë e Komisionit Hetimor për rastin e Onkologjisë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rashela Mizrahi, deputetja e OBRM-PDUKM-së e cila është kryetare e Komisionit Hetimor për rastin në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, në një deklaratë për media ka bërë të ditur se seanca e parë e komisionit do të caktohet për nesër.

Mizrahi tha se si kryetare e Komisionit Hetimor zotohet do të jap të gjitha njohuritë e saja, aftësitë dhe përpjekjet me të gjithë kolegët e tjerë të komisionit si dhe gazetarët për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

“Gjatë ditës së djeshme u votua vendimi për përzgjedhjen e anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të komisionit dhe sot, pak më parë, Sekretari i Përgjithshëm emëroi zyrtarisht asistentët dhe funksionarët parlamentarë që do të jenë pjesë e këtij Komisioni Hetimor, i cili plotësoi plotësisht kushtet që të fillojë me punën e këtij Komisioni Hetimor”, tha Mizrahi./Telegrafi/

Për nesër është caktuar seanca e parë e Komisionit Hetimor për rastin e Onkologjisë në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy