LSDM: OBRM-PDUKM nuk është e sigurt se identiteti dhe gjuha maqedonase janë të njohura ndërkombëtarisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM-ja ka reaguar ndaj projekt-rezolutës, duke theksuar se vetëm Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë të sigurt se identiteti dhe gjuha maqedonase janë të njohura dhe konfirmuara ndërkombëtarisht.

“Nëse Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë të sigurt për identitetin e tyre, ata nuk kanë pse të paraqesin deklarata ose ndonjë përfundim në Kuvend.

Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë konfirmuar dhe njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka nevojë për ndonjë diskutim mbi ato çështje, veçanërisht jo në Kuvend.

E gjithë bota e di se cilat janë pozitat tona identitare”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Advertisement

LSDM: OBRM-PDUKM nuk është e sigurt se identiteti dhe gjuha maqedonase janë të njohura ndërkombëtarisht shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy