
LSDM në një kumtesë për media thonë se OBRM-PDUKM-ja ka dështuar plotësisht në përballimin me zjarret.
Gjithashtu nga LSDM thonë se vitin e kaluar në Maqedoni u dogjën 95,181 hektarë, sipas tyre, 8 herë më shumë se mesatarja në 17 vitet e fundit.
“95,000 hektarët e djegur me gjelbërim, pyje dhe kullota e vendosin Maqedoninë në vendin e parë në Evropë nëse krahasohet raporti midis sipërfaqes së djegur dhe sipërfaqes së tokës. Statistikat tregojnë se në vitin 2024 sipërfaqja më e djegur ishte në Portugali, rreth 140 mijë hektarë, pastaj në Turqi, rreth 119 mijë hektarë dhe në Maqedoni 95 mijë hektarë sipërfaqe e djegur”.
“Por Portugalia është dukshëm më e madhe me një sipërfaqe prej 92,000 kilometrash katrorë, Turqia ka pothuajse 800,000 kilometra katrorë dhe Maqedonia ka rreth 25,000 kilometra katrorë. Kjo do të thotë se për sa i përket sipërfaqes së tokës, Maqedonia ka territorin më të djegur në Evropë! Kjo është një katastrofë e madhe natyrore dhe ekologjike”.
“Pas asaj që po ndodh këtë vit, trendi për fat të keq do të jetë edhe më katastrofik – një katastrofë ekologjike. Më shumë se 20% e sipërfaqes totale të pyjeve dhe kullotave maqedonase është djegur. Kjo do të thotë natyrë e shkatërruar, jetë, pronë dhe shëndet i rrezikuar i qytetarëve. Qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski janë fajtorë për këtë katastrofë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: OBRM-PDUKM solli katastrofë, Maqedonia e para në Evropë për djegie të hapësirave nga zjarret appeared first on Telegrafi.