OBRM-PDUKM për fushatën “Ne jemi Evropë”: Është fushatë partiake e LSDM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM dhe Kovaçevski për shkak të nervozës po hynë nga gabimi në gabim, kurse tribuna e sotme që ata e quajnë si Evropë, paguhet nga paratë e popullit.

“A është kjo Evropa për të cilën LSDM po propagandon? Është absurde qeveria e korruptuar të flasë për Evropë dhe vlera evropiane, kur e para i shkel këto vlera”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se për LSDM-në është njëlloj si Qeveria ashtu edhe partia.

“Paratë e popullit po përdoren për promovim partiak dhe jo për popullin, por për anëtarët e tyre partiak të cilët u dëshpruan nga gënjeshtrat e tyre me vite”, thonë nga kjo parti.

Advertisement

Në fund theksojnë se kjo fushatë ka pasur për qëllim të motivojë anëtarësinë e LSDM-së, por sipas OBRM-PDUKM-së, kanë dështuar në Strumicë./Telegrafi/

OBRM-PDUKM për fushatën “Ne jemi Evropë”: Është fushatë partiake e LSDM-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy