LSDM: Opozita ditën e parë të vitit 2021 e filloi me lajme të rrejshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë maqedonase kanë vazhduar me akuza të ndërsjella edhe në vitin e ri. LSDM thotë se partia opozitare OBRM-PDUKM, edhe vitin 2021 e ka vazhduar me lajme të rrejshme.

Nga LSDM thonë se nuk është e vërtetë që drejtori i burgut “Shkupi”, Filip Andonov, ka pasur konflikt me zyrtarët policor.

“Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së nuk ju vjen turp që janë përmendur si burim i lajmeve të rrejshme nga studime ndërkombëtare të BE-së, e as që janë demantuar nga ambasadat e huaja në vend, të cilat hapur kanë reaguar për lajmet e rrejshme nga funksionarët e kësaj partie”.

“Nuk janë ndërgjegjësuar as nga gjashtë humbjet dhe në vend që të marrin mësim, ata vazhdojnë me politikat destruktive, lajmet e rrejshme dhe bllokimet”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Opozita ditën e parë të vitit 2021 e filloi me lajme të rrejshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy