LSDM: Pakoja e pestë ekonomike siguron paga për 60.000 punonjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me pakon e pestë të masave ekonomike, thonë nga LSDM, vazhdohet të kursehen vende pune dhe të ndërtohet një ekonomi të qëndrueshme, zhvillimore, e cila duhet të sigurojë një kthim në ritmet e mëparshme të rritjes ekonomike midis katër dhe pesë përqind.

“Masa e parë e pakos së pestë është mbështetja financiare për pagimin e pagave për muajt shkurt dhe mars 2021 në vlerë prej 1 miliard e 920 milion denarë, e cila do të mbulojë 60.000 punonjës.

Mbështetja kësaj here do të jetë e shkallëzuar dhe do të arrijë nga 14.500 në 21.776 denarë për një pagë mujore për punonjës, varësisht nga cila kompani ka pasur një rënie të të ardhurave gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2020 dhe janarit 2021 krahasuar me nëntorin dhe dhjetorin 2019 dhe janarin 2020.

Si një alternativë ndaj kësaj mase, kompanitë janë në dispozicion me masën numër dy, pra hua me interes 0% përmes Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut për kompani në fushat e turizmit, zejtarisë, hotelierisë, transportit, industrisë për organizimin e ngjarjeve, private institucione shëndetësore, si dhe për të vetëpunësuarit dhe për institucionet private shëndetësore.

Advertisement

Në varësi të vëllimit të përgjithshëm të punës dhe fitimit të shtuar, kompanitë do të kenë mundësinë të marrin një pjesë të pakthyeshme prej 30% deri 50% të kredisë, ndërsa për realizimin e kësaj mase janë siguruar 615 milion denarë, pra 10 milion euro”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

LSDM: Pakoja e pestë ekonomike siguron paga për 60.000 punonjës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy