Propozimi i fundit evropian siguron fillimin e negociatave me BE-në dhe formulim të pastë, gjegjësisht të gjuhës maqedonase në BE, thonë nga LSDM.

“Gjuha maqedonase pa nuanca, pa shtesa do të bëhet një nga gjuhët zyrtare e BE-së, ndërsa legjislacioni i BE-së do të përkthehet edhe në gjuhën maqedonase. Maqedonasit që flasin gjuhën maqedonase në BE. Kjo nënkupton mbylljen e të gjitha çështjeve identitare dhe një identitet të siguruar maqedonas.

Ky është realizimi i një qëllimi tjetër strategjik, fillimi i negociatave dhe anëtarësimi në BE, si maqedonas me gjuhën maqedonase. Sot para Kuvendit është një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe vazhdimin e rrugës evropiane”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se koha është për vendime. Të gjithë deputetët të kyçen në proces për miratimin e përfundimeve, të japin kontributin e tyre që Kuvendi të vazhdojë rrugën evropiane./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM: Para Kuvendit sot është një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e vendit shkruan Telegrafi.