LSDM: Regjistrimi i popullsisë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se qëllimi i regjistrimit që do të mbahet në pranverë është përcaktimi i pamjes reale në vend, mbledhja e të dhënave relevante dhe të besueshme, në bazë të cilave do të krijohen strategji reale dhe politika zhvillimore në vend.

Sipas LSDM, OBRM-PDUKM është kundër progresit të vendit, ndërsa tani këtë e konfirmon me përpjekjet për të politizuar regjistrimin, për agjendat e saj partiake dhe përqendrohet në trillime dhe kritika.

“Me thirrjet për bojkot të regjistrimit dhe njoftimet për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrimin, VMRO-DPMNE po i manipulon qytetarët. Nëse regjistrohen më pak qytetarë në një vend sesa numri real, opozita do të jetë fajtore nëse nuk ndërton një spital, kopsht fëmijësh, shesh lojërash, nëse një investitor nuk krijon vende pune, sepse ai beson se nuk ka fuqi të mjaftueshme të punës”.

“Paralajmërimi për mbledhjen e nënshkrimeve kundër ligjit për regjistrimin i OBRM-PDUKM-së është i pasinqertë, sepse vetëm me nënshkrime nuk vendoset ligji jashtë forcës, por duhet një ligj i ri”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Regjistrimi i popullsisë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy