LSDM: Për dy vite në NATO, vetëm Mickoski hesht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia e pushtetit, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, ka nisur ditën me kritika për partinë opozitare, OBRM-PDUKM dhe kryetarin e saj Hristijan Mickoski duke thënë se nuk i gëzohet suksesit për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shteti jonë tashmë për dy vite është anëtare e NATO-s ku i garantohet siguri, fuqi dhe forcë si gjithë shtetet tjera, anëtare të NATO-s. Këtë sukses e injoron për dy vite Hristijan Mickoski. Ai nuk e ka përshëndetur këtë nismë, njejtë si nuk e ka përshëndetur asnjë sukses të shtetit tonë” thonë nga LSDM-ja.

LSDM-ja thotë se Mickoski ka qenë kundër dënimit të agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

LSDM: Për dy vite në NATO, vetëm Mickoski hesht shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy