Për Nikolla Gruevskin nuk do të ketë amnisti dhe ai do të arrestohet në momentin që do të hyjë në vend. Por nuk ka dyshim se Gruevski është ende lider i vërtetë i OBRM-PDUKM-së, dhe për këtë arsye Mickoski është kaq nervoz, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga atje thonë se politika e bllokadës së Mickoskit është vetëm një kopje e origjinalit dhe është e qartë se ka struktura në OBRM-PDUKM që nuk janë të kënaqura me të.

“Politika e tij kundër Evropës do të jetë katastrofike për partinë e tij dhe për veten e tij.

LSDM do të bëjë gjithçka dhe nuk do të lejojë që Mickoski e as dikush tjetër ta marrin peng vendin tonë. Së bashku me qytetarët dhe partitë politike pro-evropiane do të vazhdojmë të luftojmë për një Maqedoni evropiane derisa të arrijmë qëllimin shtetëror, anëtarësimin në BE”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Për Gruevskin nuk do të ketë amnisti, do të arrestohet në momentin që do të hyjë në vend appeared first on Telegrafi.