Një biznesmen i njohur prej kohësh dhe kryetar aktual i komunës doli në publik me qëndrime që tregojnë për një veprim të mundshëm kundërligjor të Mickoskit, njoftojnë nga LSDM.

“Një biznesmen i tha publikisht Mickoskit që të ndalonte së kërcënuari, ndërsa kryetari aktual i një komune të Shkupit doli me një qëndrim të ngjashëm se Mickoski po kërcënonte biznesmenë.

Këto, zonja dhe zotërinj, nuk janë aspak pretendime naive, aq më tepër që me aktgjykimin e fundit opinioni pa se çfarë është në gjendje të bëjë OBRM-PDUKM-ja për vjedhjen e parave të qytetarëve.

Prandaj, institucionet kompetente, në radhë të parë Prokuroria Publike duhet të veprojnë, t’i hetojnë këto pretendime dhe në këtë mënyrë të parandalojnë një rast të ri Talir 2 ose Parcelat në Vodno”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Prokuroria do të hetojë të gjitha akuzat publike për Mickoskin lidhur me kërcënimet ndaj biznesmenëve appeared first on Telegrafi.