Maqedoni: Prokuroria do të hetojë furnizimet publike për ndërtimin e spitaleve modulare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike informon se ngjarja tragjike që ndodhi në Tetovë, e ka nxitur Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në përputhje me kompetencat e saj për të hap rast, që ka për qëllim kontrollimin e zbatimit dhe realizimit të prokurimit publik për ndërtimin e spitaleve modulare në vend.

“Për atë qëllim, sot Zyrës së Prokurimit Publik dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale iu dha urdhër për sigurimin e të gjithë dokumentacionit në lidhje me ndërtimin e të 19 spitaleve modulare. Provat materiale të mbledhura do t’i nënshtrohen analizës në mënyrë që të përcaktohet nëse dokumentacioni për prokurimin publik të kryer korrespondon me dokumentacionin teknik për këto objekte”.

“Në të njëjtën kohë, në përputhje me kompetencat e saj, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të ndërmarrë veprime të tjera për mbledhjen e provave me qëllim të përcaktimit të gjendjes faktike”, thonë nga Prokuroria.

Maqedoni: Prokuroria do të hetojë furnizimet publike për ndërtimin e spitaleve modulare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy