Maqedoni: Prokuroria Publike dhe Drejtoria doganore në luftë kundër krimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike dhe Drejtoria e Doganave ta intensifikojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Kjo ishte dakorduar në takimin e sotëm mes njeriut të parë të Drejtorisë doganore Goran Sugareski dhe prokurorit publik Lubomir Joveski.

“Në takim është diskutuar për thellimin e përpjekjeve të përbashkëta për hetim dhe ndjekje penale, përforcim të kapaciteteve dhe koordinimit të organeve kompetente. Theks ishte vendosur në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë Publike dhe Drejtorisë doganore përmes vendosjes së linjës së përbashkët për luftë kundër korrupsionit dhe merr vendosmëri të ndërsjellë për përmirësim të efikasitetit të sistemit në lutën kundër krimit”, informojnë nga Drejtoria Doganore.

Drejtori Sugareski ka theksuar se Drejtoria Doganore, si organ në përbërjen e Ministrisë së Financave, përveç elementit fiskal të mbledhjes së tatimeve, ka rol të rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në të ardhmen mbetet në koordinim të punës me institucionet kompetente shtetërore për zbulim të krimit, korrupsionit dhe veprimeve ilegale”, theksojnë nga Drejtoria e Doganave.

Advertisement

Maqedoni: Prokuroria Publike dhe Drejtoria doganore në luftë kundër krimit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy