Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i kërkohet luftë më vendimtare kundër korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Demokratike e Maqedonisë, e udhëhequr nga Pavle Trajanov, kërkon një luftë vendimtare kundër korrupsionit në vend.

Sipas tyre, qëndrimi i qytetarëve se Maqedonia ka ngecur në këtë luftë është një sinjal i rëndësishëm që gjendja në vend është mjaft alarmante, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti politike kërkon që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të mos mbetet vetëm një angazhim deklarativ.

Prandaj, Lidhja Demokratike i bën thirrje Qeverisë së RMV-së që me seriozitet ta merr parasysh faktin se Maqedonia ka ngecur në këtë luftë, duke u vendosur në vendin e 111-të në listën botërore të Indeksit të Transparencës për perceptimin e korrupsionit për vitin 2020./Telegrafi/

Advertisement

Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i kërkohet luftë më vendimtare kundër korrupsionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy