Prokuroria e Shkupit me aktakuzë kundër investitorit në rastin “Mavrovasja”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Shkupit sot ka dorëzuar akt prokuror në Gjykatën Penale, për rastin “Mavrovasja”, në të cilin një investitor në mënyrë joligjore ka ndërtuar objekt me mjete të forta, i cili më pas u rrënua nga organet kompetente.

“Pas procedurës hetimore, prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale “ndërtim pa leje”, që dënohet sipas nenit 244-a paragrafi 1 në Kodin Penal. I akuzuari M.A., gjatë muajit qershor dhe korrik të vitit 2020, si investitor, kishte nisur ndërtimin e një objekti me sipërfaqe prej 330 m2, përpara qendrës tregtare “Mavrovasja”, për të cilën nuk kishte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Më herët ndaj M.A ishin caktuar masa kujdesi, si ndalim i lëshimit të vendbanimit, konfiskim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit, si dhe ishte detyruar të paraqitej në Gjykatën Penale në Shkup.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që të njëjtat masa ndaj M.A të vazhdohen edhe më tej./Telegrafi/

Advertisement

 

Prokuroria e Shkupit me aktakuzë kundër investitorit në rastin “Mavrovasja” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy