LSDM: Qytetarët do të kenë fatura më të vogla të rrymës elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM përmes një njoftimi tha se janë miratuar ndryshimet ligjore, ndërsa TVSH nga 18% është ulur në 5%.

“Kuvendi sot i miratoi ndryshimet në Ligjin për vlerë të shtuar me të cilën TVSH-ja për energjinë elektrike zvogëlohet nga 18 në 5”, njoftojnë nga LSDM.

Ata shtojnë se edhe pse ka pasur bllokime nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, shumica kuvendare, thonë nga LSDM, edhe një herë dëshmoi përkushtim në mbrojtjen dhe avancimin e standardit jetësor për qytetarët.

“Ulja e vlerës së shtuar ka për qëllim të ketë çmime më të ulëta dhe t’u ndihmojë qytetarëve në uljen e shpenzimeve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Qytetarët do të kenë fatura më të vogla të rrymës elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy