Iniciativa e referendumit është vetëm për shpëtimin personal të karriges së Hristijan Mickoskit në Pallatin e Bardhë, është një proces retrograd që synon ta kthejë vendin prapa dhe të pengojë integrimin në BE. Të ashtuquajturat bllokada aktive dhe pasive të OBRM-PDUKM-së janë për shkak të sjelljes qyqare dhe frikacake të Mickoskit, akuzojnë nga LSDM.

“Në një sjellje të tillë Mickoski është i vetëm dhe i izoluar dhe për këtë dëshmojnë deklaratat publike të anëtarëve të shquar të OBRM-PDUKM-së që nuk pajtohen me veprime të tilla të Mickoskit.

Në momente vendimtare dhe serioze, Mickoski me një iniciativë që paraprakisht është e dënuar të dështojë, dëshiron të pengojë funksionimin normal të shtetit, në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë.

Qytetarët nuk do ta lejojnë Mickoskin për tekat personale ta kthejë vendin në kohën e izolimit dhe ndarjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Politikat e tij destruktive do të mposhten sërish fuqishëm”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

LSDM: Qytetarët nuk do të lejojnë që Mickoski tha kthejë vendin në kohën e izolimit shkruan Telegrafi.