LSDM: Referendumi i Mickoskit është kundër gjuhës maqedonase në BE dhe në dëm të identitetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Iniciativa e Hristijan Mickoskit për referendum është kundër gjuhës maqedonase, dëmton identitetin, dhe drejtpërdrejt është kundër integrimit evropian të vendit. Të gjitha institucionet zyrtare të BE-së kanë konfirmuar se procesin e negociatave për anëtarësim po e zhvillojmë si maqedonas me identitet të mbrojtur maqedonas, me formulim të pastër në gjuhën maqedonase, thonë nga LSDM.

Nga aty theksojnë se Mickoski me çdo kusht vepron si antievropian dhe në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, “pa asnjë ndjenjë shtetësie, politikat e tij i zhvillon sipas nevojave dhe interesave personale”.

“Me referendum, Mickoski synon të shpëtojë pozitën e tij të lëkundur në Pallatin e Bardhë, sepse me të nuk pajtohen anëtarët e shquar të OBRM-PDUKM-së.

Me iniciativën për referendum, me bllokada aktive dhe pasive, Mickoski dëshiron të pengojë funksionimin normal të shtetit, në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike, funksionon në dëm të qytetarëve dhe kompanive, por qytetarët e kanë kuptuar, janë ngopur me politikat destruktive dhe retrograde të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, të cilat ua kanë thënë qartë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Referendumi i Mickoskit është kundër gjuhës maqedonase në BE dhe në dëm të identitetit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy