LSDM: Seanca për ndryshimete kushtetuse është mundësia e fundit që Mickoski të zgjedh integrimin në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nuk ka më vend për Mickoskin dhe manipulimet e tij. Seanca për ndryshimet kushtetuese do të tregojë nëse Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë pro apo definitivisht kundër BE-së, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Me shumë lehtësi, Mickoski thotë se është i gatshëm ta bllokojë të ardhmen evropiane të qytetarëve të vendit, ashtu si Gruevski.

Për qëllime personale, është kundër një jete më të mirë dhe kundër objektivit strategjik të anëtarësimit në BE. Seanca është mundësia e fundit që Mickoski të tregojë nëse ka zgjedhur integrimin në BE apo izolimin, i ulur në prehrin e “Së Majtës”.

Nëse zgjedh “Të Majtën” dhe bllokun antievropian, Mickoski qëndron hapur kundër Maqedonisë, kundër interesave të larta kombëtare dhe shtetërore të shtetit anëtar maqedonas në BE”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Seanca për ndryshimete kushtetuse është mundësia e fundit që Mickoski të zgjedh integrimin në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy