Kanë mjaftuar dy ditë që qytetarët të shohin se bllokada e Kuvendit dështoi, tentimet për shkatërrim të OBRM-PDUKM-së dështuan dhe asgjë nuk u arrit, përveç se miratimi i rendit të ditës u vonua, thonë nga LSDM.

Ata theksojnë se dy ditë janë shpenzuar në propozime të pakuptimta, por megjithatë rendi i ditës është miratuar dhe Kuvendi vazhdon të punojë.

“I tillë është Ligji për Stabilitet Financiar në të cilin pranohen amendamentet e OBRM-PDUKM-së dhe pranohet kërkesa e tyre që të shqyrtohen në pikat e mësipërme të rendit të ditës, por edhe për propozimin e tyre të pranueshëm votuan kundër rendit të ditës.

Ka votuar kundër Ligjit për Parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, sepse përpjekjet e tyre janë deklarative”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga LSDM thonë se do të mposhten sërish bllokadat e urdhëruara nga Hristijan Mickoski./Telegrafi/

LSDM: Sërish do të mposhten bllokadat e urdhëruara nga Mickoski shkruan Telegrafi.