LSDM: Të turpshme dhe të ulëta janë përpjekjet e OBRM-PDUKM-së për të nënçmuar stafin me përvojë që punon në sektorin e energjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM, partia që si qeveri e shkatërroi energjetikën dhe e rriti rrymën 100 për qind sot si opozitë, nënçmon kuadrot me përvojë që janë të përkushtuar për tejkalimin e sfidave në energjetikë.

Siç njoftojnë nga SHA ESM, drejtori i ri i TEC Manastir është një staf me përvojë, i dëshmuar, i cili deri më tani ka kryer funksionin e drejtorit të Termocentralit, ndërsa më parë ka qenë koordinator për Mirëmbajtje Elektromekanike dhe Udhëheqës i Shërbimit të Sigurisë Teknike.

Ky është një njeri i diplomuar në inxhinieri mekanike dhe një master në menaxhim të burimeve njerëzore, i cili më parë ka punuar në sektorin privat gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së kur stafi profesional ishte i margjinalizuar vetëm sepse nuk ishin anëtarë të OBRM-PDUKM-së dhe pjesë e modalitetit.

Të turpshme dhe të ulëta janë përpjekjet e OBRM-PDUKM-së në krye me Hristijan Mickoski për të nënçmuar njerëzit me arsim të lartë që japin kontributin e tyre në shoqëri.

Advertisement

LSDM: Të turpshme dhe të ulëta janë përpjekjet e OBRM-PDUKM-së për të nënçmuar stafin me përvojë që punon në sektorin e energjisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy