LSDM: U krijua “Koalicion për të Ardhmen Evropiane”, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme pro-evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçeski së bashku me partnerët e koalicionit ka nënshkruar marrëveshjen me të cilën formohet koalicioni parazgjedhor “Koalicioni për të Ardhmen Evropiane”.

Koalicioni u nënshkrua nga LSDM, PESD, LSDP, Partia për Lëvizjen e Turqve, Partia e Pensionerëve, RDM, OBRM-Popullore, Lidhja Demokratike e Vllehëve në Maqedoni, POEN, Lidhja e Romëve në Maqedoni, “E Djathta”, Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve, SDA dhe Lidhja e Re Republikane.

Nga LSDM thonë se “Koalicioni për të ardhmen evropiane” tërësisht është e përkushtuar për rrugën evropiane dhe ka plan të qartë për një standard evropian.

Nga atje shtojnë se koalicioni përkushtohet për një jetë më të mirë për qytetarët, rritje ekonomike dhe zhvillim nëpërmes investimeve të huaja kapitale direkte dhe përmes kompanive vendore./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: U krijua “Koalicion për të Ardhmen Evropiane”, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme pro-evropiane shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy