Vetëm partitë nga Bullgaria dhe OBRM-PDUKM dhe E Majta janë kundër Rezolutës së Bundestagut, thonë nga LSDM.

“Pasi u bë e qartë se Mickoski nuk ka lobuar për Rezolutën e Bundestagut Gjerman, OBRM-PDUKM filloi ta pështyjë. Çfarë është në Rezolutën e miratuar, për të cilën vetëm OBRM-PDUKM-E Majta dhe partitë nga Bullgaria e sulmojnë: “Bundestagu gjerman njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase. Në Bashkimin Evropian, i cili karakterizohet nga një diversitet i madh i gjuhëve dhe kulturave, gjuhët janë pjesë integrale e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore”, theksojnë nga LSDM.

Nga LSDM pyesin se cili është interesi i përbashkët i OBRM-PDUKM-së me partitë nga Bullgaria.

“Diversiteti gjuhësor praktikohet në shumëgjuhësinë e programeve dhe në punën e institucioneve. Gjuha dhe kultura maqedonase do ta pasurojnë edhe më shumë këtë diversitet. Bashkimi Evropian ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj pasurie e konsideron si një nga detyrat e tij më të rëndësishme”, shtojnë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM: Vetëm OBRM-PDUKM dhe partitë nga Bullgari janë kundër Rezolutës së Bundestagut shkruan Telegrafi.