LSDM: Zgjidhet statusi i 13.000 punëtorëve të falimentuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia në pushtet LSDM tha se shumica parlamentare ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Falimentimit.

Me zgjidhjen ligjore, 1.100 punëtorë të falimentuar shtesë do të marrin kompensim mujor prej 9.242 denarë deri në pension ose punësim.

“Në këtë mënyrë, ne po realizojmë një premtim tjetër parazgjedhor dhe po korrigjojmë dekadat e padrejtësisë ndaj këtyre bashkëqytetarëve.

Deri më tani, ne kemi zgjidhur statusin e rreth 13.000 punëtorëve të falimentuar që humbën punën pa fajin e tyre dhe pa status të rregulluar”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Zgjidhet statusi i 13.000 punëtorëve të falimentuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy