LSM: E diela të jetë ditë jo pune për të gjithë punëtorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) konsideron se kriza shëndetësore e shkaktuar nga KOVID-19 tregoi se më se e nevojshme është që e diela të jetë ditë jo pune për të gjithë punëtorët.

“Në periudhën e fundit kemi parë se me masat e shpallura dhe orën policore e cila ka zgjatur gjatë fundjavave e tërë shoqëria mund të funksionojë edhe nëse e diela shpallet ditë jo pune”, kumtoi LSM-ja.

LSM njëherë përkujton se përveç propozimeve tjera për avancimin e legjislacionit të punës në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe sigurimin e balancit mes punës dhe familjes, LSM tani më ka propozuar që ditë për pushim javor të jenë edhe e shtuna edhe e diela.

LSM konsideron se me avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe me krijimin e kornizës ligjore për respektimin e vlerave demokratike do të gjendet zgjidhje ligjore me të cilën e diela do të jetë ditë jo pune.

Advertisement

“Një iniciativë e tillë e LSM-së tani më tregohet edhe në praktikë dhe numri i madh i punëdhënësve me vetë iniciativë e kanë shpallur ditën e diel ditë jo pune. ky është shembulli që duhet ta ndjekin edhe punëdhënësit tjerë, si dhe Qeveria”, thekson LSM.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy