LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Sindikaliste e Maqedonisë (LSM) apelon që drejtuesit e NP “Pyjet Kombëtare” dhe Qeveria të mos luajnë me fatin e 1.800 të punësuarve në ndërmarrjen publike dhe t’u sigurojë pagat, në të kundërtën paralajmërojnë radikalizm të protestës dhe kalimin e saj në Qeveri.

“Sot 30 filiale nga e gjithë Republika u mblodhën para NP ‘Pyjet Kombëtare’ për të shprehur revoltën e tyre për shkak se tashmë dy muaj nuk ka paga. Nuk janë problem vetëm pagat, por edhe shtesa në terren që nuk është paguar dhe njerëzit detyrohen të shkojnë në punë. Ndërkohë në ndërmarrje ka grevë, njerëzit janë në venet e tyre të punës, ndërsa nuk kryejë detyrat e tyre, sepse janë të inatosur me menaxhmentin, drejtorin dhe drejtuesit e tyre si dhe me të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë sepse të gjithë po marrin 80 për qind rritje të pagave, ndërsa ata qe dy muaj nuk paguhen”.

“Po vjen muaji i tretë dhe nëse sot jepet një pagë përsëri nuk do të kenë sigurim shëndetësor”, deklaroi kryetari i Sindikatës për ndërtimtari, industri dhe projektim, Ivan Peshevski në protestën e sotme para drejtorisë së NP “Pyjet Kombëtare” dhe shtoi se i gjithë problemi është tek përfaqësuesit e Qeverisë dhe menaxhmenti.

Siç tha, qëndrimi i menaxhmentit të ndërmarrjes publike është se periudha e dimrit është gjithmonë e vështirë dhe pyeti nëse ka qenë e vështirë si kanë mundur të furnizojnë automjete të reja dhe të shpenzojnë miliona, ndërsa të mos sigurojnë pagën e punonjësve.

Advertisement

 

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy