LSM: Greva po jep rezultate, pagat po rriten në nivel lokal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave sot përmes një komunikate njofton se greva po jep rezultate dhe se pagat vendore janë rritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata theksojnë se në tre ditët e para të grevës së përgjithshme në të gjithë sektorin publik tashmë janë rritur pagat e një numri të madh të punëtorëve të sektorit publik që punojnë në qytetin e Shkupit, komunat apo ndërmarrjet publike të themeluara nga Qyteti i Shkupit vetëm se janë harmonizuar për 2.806 denarë sipas rritjes së pagës minimale.

“Autoritetet lokale dhe kryetarët e komunave, së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve publike, të cilët e kuptojnë nevojën për t’i ndihmuar punonjësit në këto momente të vështira, kuptojnë harmonizimin prej 2.806 denarë në pagat e punëtorëve në sektorin publik.

Kryetarët e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski tashmë kanë pranuar kërkesën kryesore të grevistëve për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik për 2.806 denarë në shumën neto sipas rritjes së pagës minimale dhe rritjes së pagave të punonjësve.

Advertisement

Në të njëjtën kohë, negociatat janë duke u zhvilluar dhe përmes dialogut social në nivel lokal pritet që në ditët në vijim kjo rritje t’u jepet punonjësve të sektorit publik në shumicën e komunave dhe ndërmarrjeve publike të themeluara prej tyre./Telegrafi/

LSM: Greva po jep rezultate, pagat po rriten në nivel lokal shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy