Luani parandalon vjedhjen në Kopshtin zoologjik në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katër persona mbrëmë vonë kishin arritur të tejkalonin murin e kopshtit zoologjik dhe kishin tentuar të vjedhin por u ndaluan nga pjesëtarët e sigurimit.

Parandalimi i vjedhjes është bërë nga luani i sapoardhur në kopsht me emrin “Chaka” i cili kishte dëgjuar “mysafirët e paftuar” dhe kishte filluar të bëjë britma të mëdha.

Kjo sjellje e pazakontë e luanit kishte alarmuar pjesëtarët e sigurimit që erdhën në vendin e ngjarjes dhe izoluan grabitësit, dhe pastaj thirrën policinë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar dhe se gjatë ditëve në vazhdim do të tregojnë për ngjarjen. /Telegrafi/

Advertisement

Luani parandalon vjedhjen në Kopshtin zoologjik në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy