Pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, sërish me rekomandimin e OSBE-së dhe ODIHR-it, do të ulemi dhe do të diskutojmë për një Kod të ri Zgjedhor. Për listat e hapura, një njësi zgjedhore, 90 deputetë dhe do të miratojmë një Kod të ri Zgjedhor të pranuar nga të gjitha partitë politike”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska në emisionin “ClikPlus”.

Në lidhje me shfuqizimin e qeverisë teknike, që ishte kërkesë e opozitës, Lukarevska theksoi se kjo është dëshmi e ekzistimit të demokracisë dhe funksionimit të institucioneve.

Lukarevska njoftoi se të martën LSDM do të mbajë konventë të veçantë për kandidatin për president Pendarovski.

Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, ajo theksoi se rezultatet janë të sigurta, sipas vlerësimeve dhe anketave dhe do të pasojë një përsëritje e zgjedhjeve të fundit presidenciale./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lukarevska: Rezultatet për zgjedhjet presidenciale janë të qarta, do të kemi përsëritje të atyre të mëparshme shkruan Telegrafi.