Lupço Palevski-Pallços për një javë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi, por për rikthimin e tij në shtet duket se do të pritet akoma.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar shkurt se presin vendimin e autoriteteve turke dhe një përgjigje të tillë mund ta kenë ditëve në vijim.

Në rast se skadon paraburgimi ekstradues, vepra për të cilën dyshohet Pallço i jep autoriteteve turke të drejtën për paraburgim të përkohshëm. Pallço dhe tre persona të tjerë dyshohen për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, Pançe Zhezhoski.

Në paraburgim ndodhen 3 bashkëpunëtorët e tij si të dyshuar për ndihmë ndaj Pallços në kryerjen e veprave penale, grabitje dhe vrasje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Lupço Palevskit për një javë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi appeared first on Telegrafi.