Ministria e Drejtësisë: 40 ditë paraburgim ekstradues për Palevskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se autoritetet turke kanë caktuar masën e paraburgimit ekstradues nga Ljupço Palevskit-Pallço, i cili dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara i dërgoi një letër Ministrisë së Drejtësisë në të cilën njofton se po dorëzon një notë të pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, në përgjigje të notës së dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara të datës 06.12.2023, me të cilën informon se në bazë të shkresës së pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Balikesir, Ljupço Palevskit i është caktuar paraburgimi ekstradues në kohëzgjatje prej 40 ditësh”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Kujtojmë se pas fletarrestit ndërkombëtar, Ljupço Palevski u arrestua në autostradë në Turqi nga autoritet turke.

Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski tha se vrasjet janë kryer nga njerëz të njejtë por nuk lidhen me njëra tjetrën. Vrasja e të miturës Vanja Gjorçevska është kryer për arsye financiare, duke e kidnapuar vajzën për të marrë para nga nëna, kurse vrasja e dytë, e 74 vjeçarit nga Velesit, ka lidhje me konflikte të mëhershme./Telegrafi/

Advertisement

Ministria e Drejtësisë: 40 ditë paraburgim ekstradues për Palevskin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy