Gjykata Penale: Për Ljupço Palevskin 30 ditë paraburgim, nga dita kur do të arrestohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Penale: Për Ljupço Palevskin 30 ditë paraburgim, nga dita kur do të arrestohet

Gjykata Penale njofton se gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, kanë marrë aktvendim me të cilin kanë pranuar propozimin e prokurorisë dhe të LJ.P. me nofkën P. nga Shkupi dhe i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga dita e konstatimit dhe privimit të lirisë dhe për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni 165 paragrafi 1 pika 1,2 dhe 3 të Kodit Penal, gjegjësisht rrezik për arratisje, do të pengojë procedimin penal me ndikim te dëshmitarët ose do të përsërisë veprën.

“Në të njëjtën kohë, gjyqtari i procedurës paraprake ka pranuar propozimin e Prokurorit Publik për caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh ndaj A.G. për shkak të ekzistencës së bazave të neninit. 165 paragrafi 1 pikat 1 dhe 2, pra rreziku i arratisjes dhe pengimi i hetimit duke ndikuar mbi dëshmitarët”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Lexo po ashtu
MPJ e Bullgarisë: S’kemi të dhëna nëse Pallevski ndodhet në Bullgari

Advertisement

Të dy vendimet, si dhe njoftimi i tre ndalimeve të tjera gjatë ditës së djeshme, sipas Gjykatës Penale, kanë të bëjnë me vrasjen e të miturës V.Gj. nga Shkupi dhe P.Zh. nga Velesi. /Telegrafi/

Gjykata Penale: Për Ljupço Palevskin 30 ditë paraburgim, nga dita kur do të arrestohet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy