Macron: Ende ka shpresa për një marrëveshje finale ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti francez Emmanuel Macron, vendi i të cilit mban presidencën me BE-në deri në fund të muajit, shpreson se një marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes për kornizën negociuese është ende e mundur.

“Jemi pranë një marrëveshjeje që siguron drejtësi për kërkesat bullgare dhe është në përputhje me atë që mund të bëjë Maqedonia e Veriut, nevojitet rishikueshmëri dhe besim, në orët në vijim do të ketë votim në Parlamentin bullgar, do të shikojmë Presidentin bullgar dhe votimin nga partitë aktuale të shumicës dhe partitë opozitare”, tha Macron, duke shtuar se do të shqyrtojë me Maqedoninë e Veriut në orët në vijim një mënyrë për të përfunduar marrëveshjen, për të kaluar në nivelin e ambasadorëve deri javën e ardhshme dhe për të zhbllokuar këtë proces”, tha presidenti francez Macron.

Ai vlerësoi guximin e disa liderëve të Maqedonisë së Veriut si Zoran Zaev, i cili e ndryshoi Kushtetutën dhe emrin e vendit.

“Një shtet anëtar është vonuar të bëjë thirrje për ndryshim”, i tha Macron Bullgarisë, duke shtuar se BE e priste që të kishte një krizë politike në Bullgari.

Advertisement

Ai vlerësoi gjithashtu kryeministrin bullgar Kiril Petkov për guximin e tij politik.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë dje propozimin e Francës për kornizën negociuese, duke thënë se mund të pranohet vetëm një marrëveshje që respekton vijat e kuqe të vendit.

Ato vija të kuqe janë ndër të tjera gjuha, historia dhe ndryshimi i Kushtetutës.

 

Advertisement

Macron: Ende ka shpresa për një marrëveshje finale ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy