Macron në takim me Petkovin, flasin edhe për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Republikës Franceze Emanuel Macron sot në Bruksel ka takuar kryeministrin bullgar Kiril Petkov, në kuadër të Samitit BE – Bashkimi Afrikan.

Siç njofton AIM, Macron dhe Petkov diskutuan për krizën në Ukrainë dhe më pas iu referuan mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Presidenti i Republikës Franceze inkurajoi vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes që do të mundësojë hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, thanë diplomatët francezë për AIM.

Macron në takim me Petkovin, flasin edhe për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy