Makraduli: Plani për ajër të pastër po realizohet, epidemia nuk ka ndikuar në investimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizon disa eko-projekte në Manastir dinamika e të cilave po realizohet falënderim i bashkëpunimit me vetëqeverisjen lokale, deklaroi zëvendësministri i MMJPH, Jani Makraduli gjatë vizitës së sotme në këtë qytet.

Në suaza të planit për ajër të pastër në vitin 2020, MMJPH do të investojë 1,5 milion denarë për fasadë të re dhe çatinë e shkollës së mesme të mjekësisë “Dr, Jovan Kalauzi”, konfirmoi Makraduli në Manastir.

“Pa dallim të ribalancit i cili i preku të gjitha sektoret në buxhetin qeveritar për vitin 2020, plani “Për ajër të pastër” mbeti i njëjtë dhe kjo është dëshmia më e mirë se Qeveria fuqishëm mbeti në përcaktimin për zvogëlim të aerondotjes. Epidemia Covid-19 nuk ndikon mbi investimet kapitale, dhe në atë kuptim ne dhamë detyrë të mos ekzistojë objekt shtetëror i cili nuk është me efikasitet
energjetik. Treguam se mund ta bëjmë atë dhe do të vazhdojmë me implementimin e planit “Për ajër të pastër” i cili i ka tre komponente, përkatësisht zëvendësim i burimeve joekologjike të ndotjes, efikasitet energjetik dhe gjelbërim”, potencoi Makraduli.

Zëvendësministri i MMJPsë Jani Makraduli gjatë vizitës në Manastir i vizitoi NP “Pelister” dhe NP “Strezhevo”, dhe konfirmoi se stacioni pompues në fshatin Lisolaj është vendosur dhe furnizuar, projekt i realizuar përmes MMJPH-së.

Advertisement

Makraduli: Plani për ajër të pastër po realizohet, epidemia nuk ka ndikuar në investimet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy