Makraduli: Sot lëshuam pagat, punëtorët nuk duhet të shqetësohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Përgjithshëm i “Postat e Maqedonisë”, Jani Makraduli sot tha se sot në takim kanë bindur dy sindikatat se do të vazhdojnë të punojnë për të mirën e punonjësve.

“Sot u thamë të mos shqetësohen për stabilitetin financiar për pagesën e pagave. Sot që në mëngjes, në afat ligjor, ashtu siç është paraparë, është paguar paga për 2.400 punonjësit”, tha Makraduli.

Ai theksoi se në mbledhje janë dakorduar për rritje të pagës minimale nga 1 janari dhe po ashtu është biseduar mundësia e rritjes së pagave për të punësuarit.

Makraduli shtoi se në gjashtë muajt e para të këtij viti janë rritur të hyrat./Telegrafi/

Advertisement

Makraduli: Sot lëshuam pagat, punëtorët nuk duhet të shqetësohen shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy