Mançevski: Administratorët do të mund të denoncojnë presionet gjatë fushatës zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me mjetin për denoncimin anonim të presioneve gjatë fushatës zgjedhore, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, e uroi Ditën ndërkombëtare të sektorit publik.

Mançevski tha se administratorët përmes mjetit të ri të publikuar në faqen e ministrisë, do të kenë mundësi të paraqesin presionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse dikush bën presion në procesin e punës gjatë fushatës zgjedhore, të punësuarit në sektorin publik do të mund ta denoncojnë, ndërsa ministria do t’i shqyrtojë të gjitha denoncimet. Sektori publik duhet të punojë pa presion dhe pa qenë në shërbim të dikuj”, tha Mançevski.

Ai shtoi se denoncimi mund të bëhet në mënyrë anonime, ndërsa nëse dikush dëshiron t’i dorëzojë edhe të dhënat, të njëjtat do të mbrohen./Telegrafi/

Advertisement

Mançevski: Administratorët do të mund të denoncojnë presionet gjatë fushatës zgjedhore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy