Maqedoni: 212 gjoba për tejkalim shpejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policët kanë vazhduar me aksionin e përforcuar kontrollues në komunikacion.

Sipas policisë, në aksionin për tejkalim shpejtësie janë gjobitur gjithsej 212 shoferë.

“Nga 212 shoferë të gjobitur, 17 prej tyre kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 4 automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata sqarojnë se 136 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 76 jashtë vendbanimeve.

Advertisement

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Maqedoni: 212 gjoba për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy