Maqedoni: 286 gjoba për tejkalim shpejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

Sipas njoftimit të policisë gjatë aksionit për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë janë dënuar 286 shoferë.

“Prej tyre 19 automjete janë lëvizur me shpejtësi 50 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 1 tjetër ka lëvizur me 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar. 140 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 146 të tjerë jashtë vendbanimit”, thonë nga policia.

Advertisement

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Maqedoni: 286 gjoba për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy