Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se 35 qytetarë të Afganistanit të cilët përkohësisht qëndruan në Maqedoninë e Veriut, sot u nisën për në Greqi e cila u mundësoi strehim të përhershëm.

Nga Qeveria thonë se grupi përbëhet nga aktivistë për të drejta të njeriut dhe të drejta të grave dhe antarë të familjeve të tyre.

“Në periudhën e kaluar vendi ynë u siguroi strehim të përkohshëm si pjesë e operacionit të madh ndërkombëtar për ndihmën e punonjësve në misionet humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë nga organizatat për të drejta të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë dhe familjarë të tyre, ndërsa të cilët janë nën kërcënimin e regjimit taleban në vend. Në vend po qëndrojnë 407 qytetarë nga Afganistani”.

“Institucionet, gjatë qëndrimit të tyre, ua ofrojnë tërë mbështetjen e rëndësishme deri sa nuk sigurohet transferi deri në destinacioni e tyre. Shpenzimet janë të mbuluara tërësisht nga organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: 35 afganë transferohen në Greqi appeared first on Telegrafi.