Qeveria e Maqedonisë: 14 qytetarë ndodhen në bazën e NATO-s në Kabull

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se qytetarët e Maqedonisë në mënyrë të sigurt po evakuohen nga Afganistani.

“Qeveria vazhdon me koordinimin intensiv me forcat aleate të NATO-s, me ambasadën e SHBA-ve në vend dhe me organizatat ndërkombëtare në kuadër të misionit humanitar dhe shpëtues për pranim dhe shpëtim të popullatës afgane civile”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ata shtojnë se kanë pranuar që të marrin 450 qytetarë afganë të cilët janë gra të punësuara dhe fëmijë nga familjet e të punësuarve në misionet humanitare dhe paqëruajtëse, aktivistë të organizatave për të drejtat e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, buriststë si dhe qytetarë të cilët për 20 vite kanë mbështetur forcat aleate të NATO-s në Afganistan.

“Pjesa më e madhe e tyre pritet të arrijnë deri në fund të javës, varësisht nga rrethanat në aeroportin në Kabul;”, sqarojnë nga Qeveria.

Advertisement

Po ashtu Qeveria mori vendim që të lirojë nga shpenzimet për viza për qytetarët afganë që do të arrijnë në vend, ndërsa shpenzimet për akomodimin e tyre në hotele dhe motele do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtare dhe SHBA-të./Telegrafi/

 

 

Qeveria e Maqedonisë: 14 qytetarë ndodhen në bazën e NATO-s në Kabull shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy