
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
Sipas njoftimit të policisë gjatë aksionit për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë janë dënuar 413 shoferë.
“Prej tyre 64 automjete janë lëvizur me shpejtësi 50 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 10 të tjera janë lëvizur me 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar. 202 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 211 të tjerë jashtë vendbanimit”, thonë nga policia.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
The post Maqedoni, 413 gjoba për tejkalim shpejtësie appeared first on Telegrafi.