Maqedoni: 44 deputetë nga përbërja e kaluar parlamentare kërkojnë apanazhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse merr propozim nga Qeveria për heqjen e shpenzimeve të rrugës të të gjithë të zgjedhurve dhe funksionarëve të emëruar, përfshirë edhe deputetët, kryetari i Parlamentit do të paraqesë propozim deri te plenumi për votim. Por, thotë Xhaferi, nuk pret një gjë të tillë, edhe pse në opinion disa deputetë kanë paralajmëruar se do të heqin dorë nga shpenzimet për udhëtim.

Sipas tij, kërkesa individuale e një deputeti apo funksionari është në kundërshtim me Kushtetutën. “Nëse dëshirojnë të vijnë me skuter, do t’u siguroj parking deputetëve”, thotë Xhaferi në brifing me gazetarët, duke shtuar se nëse funksionarët dëshirojnë të heqin dorë nga automjetet zyrtare le të shkojnë në punë me skuter.

Kryetari i Parlamentit konsideron se 120 deputetë janë zgjedhur nga qytetarët dhe se në opinion krijohet përshtypje si deputetët janë e keqja e shoqërisë dhe se gjithçka vjen keq nga Kuvendi dhe deputetët. Ai pajtohet me gazetarët se duhet të rregullohen dispozita ligjore që të shmanget çfarëdo mundësie për keqpërdorim. Deri te Kuvendi kërkesë për apanazhë kanë dorëzuar 44 deputetë nga përbërja e kaluar, ndërsa ende vazhdon afati për shtrim të kërkesës për kompensim pas ndërprerjes së funksionit nga ish ministrat. Lidhur me seancën për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, Xhaferi tha se do ta thirrë seancë pasi deri te ai grupit e deputetëve do të shtrojnë propozim formal. Lidhur me OBRM-PDUKM-në opozitare, thotë se për dallim nga përbërja e kaluar, tani ata vijnë në koordinime me kryetarin e Kuvendit.

Ndërkohë, punohet edhe në kërkesë së mënyrës alternative për mbajtjen e seancave në kushte të jashtëzakonshme gjegjësisht seancat edhe komisionet dhe votimi onlajn, por Xhaferi në brifing tha se për këtë do të nevojiten dy deri në tre nmuaj. Tani për tani seancat do të mbahen në sallën me Kupolë, ndërsa votat do të numërohen me dorë./Koha/

Advertisement

Maqedoni: 44 deputetë nga përbërja e kaluar parlamentare kërkojnë apanazhë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy