Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka publikuar analizën e të vaksinuarve, rasteve pozitive, të vdekurve dhe të shëruarve nga COVID-19, për periudhën prej 6 gusht deri më 26 gusht.

Sipas këtij raporti, të vaksinuar llogariten vetëm personat të cilët kanë marë dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga vaksina e dytë.

Në periudhën prej 6 gusht deri më 26 gusht, në territorin e vendit janë infektuar gjithsej 17020 persona. 17% prej tyre kanë qenë tërësisht të vaksinuar me dy doza, respektivisht 2924 persona. Sipas statistikave, në 3 javët e fundit, 14096 qytetarët, ose 83% prej rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar.

Përqindja e të hospitalizuarve të pavaksinuar shënon 89% derisa 11% janë të vaksinuar tërësisht. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është shumë më e madhe. Kështu, në tre javët e fundit në shtet kanë vdekur 276 persona, ndërsa të vaksinuar kanë qenë 30 prej tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të infektuarit dhe të vdekurit kanë qenë të vaksinuar me Sinovac, Pfizer, Moderna, Xhonson & Xhonson.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në mënyrë rapide po rriten rastet e riinfektimeve. Për vetëm një javë, madje 54 persona janë ri-infektuar ndërsa që nga fillimi i pandemisë, janë ri infektuar 351 persona./Telegrafi/

Maqedoni: 83% e rasteve të reja prej 6 gushtit nuk kanë qenë të vaksinuar shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";