Vetëm 167 persona të infektuar nga mbi 400 mijë të vaksinuar me dy doza në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga mbi 400 mijë të vaksinuar me dy doza vaksinash kundër COVID-19, përfshirë edhe ditën e djeshme, gjithsej 167 persona janë infektuar 14 ditë pas pranimit të dozës së dytë. 11 prej tyre janë hospitalizuar, kanë informuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë, kjo është tregues se numri i të infektuarve nga personat e vaksinuar është shumë i vogël dhe konfirmim se vaksina është funksionale dhe paraqet mënyrën e vetme të ndryshohet fotografia për pandeminë.

“Sipas analizës së fundit nga 1 deri 31 korrik janë regjistruar 809 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre 82 persona janë infektuar pas 14 ditë të kaluar pas vaksinimit me dozën e dytë. Kjo tregon se vaksina është efikase vetëm kur të pranohen dy dozat dhe të kalojnë 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ministria thonë se ka numër të mjaftueshëm të vaksinave. Për momentin për dozën e parë ka 50 mijë vaksina Sinovak, 50 mijë Atra Zeneka dhe 70 mijë Pfizer. Në vend gjatë ditës kanë arritur edhe 20 mijë vaksina Astra Zeneka, donacion nga Kroacia.

Advertisement

Vetëm 167 persona të infektuar nga mbi 400 mijë të vaksinuar me dy doza në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy