Maqedoni: Dje janë vaksinuar mbi nëntë mijë persona, gjithsej mbi 170 mijë qytetarë e kanë marrë vaksinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se procesi i vaksinimi është duke u zhvilluar pa pengesë. Sipas tyre, interesimi për vaksinimin për çdo ditë është duke u rritur, ndërsa numri i atyre që kanë shprehur dëshirë për vaksinim është 376.987.

Në pikat e vaksinimi përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 175.620 qytetarë.

Dozën e parë të vaksinës mbrëmë e kanë marrë 7.445 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 9.721 qytetarë.

Me numrat e fundit 50% e popullatës mbi 70 vjeç ka pranuar të paktën një dozë vaksine dhe 33% e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar të paktën me një dozë./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Dje janë vaksinuar mbi nëntë mijë persona, gjithsej mbi 170 mijë qytetarë e kanë marrë vaksinën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy